‘Vetëvendosje’: PDK e LDK tentuan t’i pengojnë qytetarët në zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, se kanë tentuar që të pengojnë qytetarët në zgjedhjet lokale, raporton “Zeri.info”.

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë subjektit që ai drejton duke thënë se, me këtë ata i dhanë fund korrupsionit, krimit të organizuar e klanit “Pronto”.

“Faleminderit qytetarëve që na dhanë besimin edhe këtë mandat lokal. Fitoret tona janë të qytetarëve. Ne fituam Prishtinën, Dardanën dhe Prizrenin. Këta qytetarë dolën bashkë kundër korrupsionit e krimeve, ata dolën kundër klanit pronto dhe klanit të LDK-së. Këto komuna janë të mëdha. Tash do të kemi 108 milionë buxhet komunal. Qytetarët do ta kenë një mundësi të mirë sepse në këto komuna po u largohet krimi”, tha Ymeri, raporton "Zeri.info"

Në anën tjetër nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Dardan Sejdiu, tha se PDK e LDK tentuan të pengojnë qytetarët për zgjedhjet lokale.

Ai përfshirjen e tij në biseda  me votuesit i ka quajtur shpifje, raporton "Zëri".

“Dy regjione që paguajnë taksa të mëdha dhe tash mund të themi se Prizreni dhe Dardana u çliruan nga krimi. Kjo është lidhja PDK-LDK ku shkatërruan vendin deri në këto vite. Interesat për të kthyer këtë gjendje përsëri u shkatërruan. Ka pas edhe mesazhe të ndryshme kur zëvendësministrat e kësaj qeverie tentuan të kthejnë votuesit kundër Shpend Ahmetit. Qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë beteje kemi bërë me këta”, tha Sejdiu. /ZËRI/