Bebe Rexha s’le vend për imagjinatë, shkon me fustan transparent në ‘American Music Awards’

Ajo e shpenzoi verën duke shkuar nëpër turne të ndryshme bashkë me Louis Tomlinson pasi e kënduan këngën e tyre tashmë të njohur, duetin “Back To You”, shkruan DailyMail.

Por, Bebe Rexha ka shkëlqyer në mënyrën e saj tek tepihu i kuq në American Music Awards në teatrin e Microsoft-it, në Los Anxhelos këtë të diele, përcjellë GazetaBlic.

28 vjeçarja, këngëtare, dukej pothuajse e zhveshur plotësisht në një fustan transparent në të zezë, i cili i rrinte ngushtë dhe i tregonte çdo linjë që kishte nga koka deri tek këmbët.Ajo ishte siguruar që t’i shfaqte asetet e saja me një veshje të tillë.

Mikpritësja e “MTV Europe Music Awards”, i tregoi këmbët e saj dhe krahët e tonuar.

Kënduesja e “Hey Mama” i kishte rregulluar bukur flokët e saj ngjyrë të bardhë platine, duke i bërë ato valë-valë e që i shkonin deri prapa shpatullave të krahut, dhe i kishte ndarë duke e vënë një pjesë të tyre deri tek gjoksi, përcjellë GazetaBlic.