Deputeti thyen heshtjen zgjedhore, fton qytetarët të votojnë partinë e tij
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thyer heshtjen zgjedhore, pasi ka kërkuar që të votohet partia e tij, në komunat që garojnë në balotazh. Këtë ai e bëri përmes një postimi në rrjetin social faceook, me mbishkrimin me numër të partisë transmeton gazetametro.net.
“Sot po Votohet kështu në 6-të Komuna të Republikës së Kosovës ..!!! 50 AAK..!!”, ka shkruar Demaliaj në Facebook
Ndryshe, AAK ka shkuar në balotazh në gjithsejë gjashtë koumna: në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Istog dhe Obiliq.
Ndërkohë pak më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), nëpërmjet një konference për media ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar mirë e mbarë me disa vonesa të hapjes së Qendrave të Votimit.