Greqia në kërkim të të zhdukurve nga vërshimet

Ekipet e shpëtimit në Greqi po kërkojnë për të paktën 15 njerëz të cilët konsiderohen të zhdukur, transmeton Klan Kosova.

Greqia dje është goditur nga vërshimet, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të ndihmuar të mbijetuarit, apo për të gjetur viktima e mundshme.

Viktima e fundit e gjetur sot, ishte një burrë, trupi i të cilit u gjet në podrumin e shtëpisë së tij në Nea Peramos, në perëndim të Athinës.