Dybala e zemëron Italinë
Paulo Dybala mendon se mungesa e Italisë në Botërorin Rusia 2018 duhet të jetë një pikë kthese për italianët që ta rishikojnë stilin e lojës së tyre.
“Për atë që përfaqëson ekipi kombëtar i Italisë, mospjesëmarrja në Kupën e Botës është e çuditshme, por mendoj se kjo do t’i ndihmojë Italisë ta ndryshojë mënyrën se si luan futboll, sepse nuk është duke iu ecur siç duan tash e një kohë”, ka thënë sulmuesi argjentinas i Juventusit, Dybala për ESPN pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë, transmeton Express.
Sulmuesi, i cili ka mbushur sot 24 vjet, ka thënë se i vjen keq se bashkëlojtarët e tij te Juventus që janë në kombëtaren italiane nuk do të mundë të jenë në Rusia 2018.
“Sa turp sepse kam shumë kolegë që e kanë të njëjtën ëndërr si unë, por nuk do të jenë në Botëror”, ka shtuar ai.