May akuzon Putinin për ndërhyrje në zgjedhje

Kryeministrja britanike Theresa May ka lansuar sulmin më të fortë deri më tash ndaj Rusisë, duke akuzuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhje dhe kryerjen e spiunazhit kibernetik.

Duke iu drejtuar figurave kryesore të biznesit në një banket në Londër, kryeministrja tha se qeveria e Vladimir Putinit po përpiqej të "minonte shoqëritë e lira".

Zonja May tha se kemi të bëjmë me "sajim të historive të rreme" për të "mbjellë mosmarrëveshje në Perëndim", raporton BBC, transmeton zeri.info

Por, shtoi ajo, ndërsa Britania e Madhe nuk dëshiron "konfrontim të përhershëm" me Rusinë, ajo do t'i mbrojë interesat e saj.

Komentet e saj janë në kontrast të thellë me ato të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili javën e kaluar tha se besonte në mohimin e Presidentit Putin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./Zeri