Kosova fiton në ndeshjen e ‘çmendur’
Kosova ka shënuar fitore 4:3 në miqësoren ndaj Letonisë, raporton zeri.info
Letonia kaloi e parë në epërsi me anë të Glebs Kluskins në minutën e 11-të, por Amir Rrahmani (13’) e barazoi rezultatin pas vetëm dy minutash.
Epërsinë e Letonisë e riktheu Valerijs Sabala në minutën e 30-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të pjesës së parë në 2:2 e vulosi Vedat Muriqi (45’)
Pjesën e dytë më mirë e filluan mysafirët, të cilët përsëri kaluan në epërsi falë golit të Glebs Kluskins në minutën e 59-të, por gjithçka ndryshoi në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Së pari rezultatin e barazoi Elbasan Rashani në minutën e 86-të, ndërsa golin e përmbysjes së madhe në këtë takim e realizoi Besar Halimi (94’)./Zëri
- Rezultati përfundimtar është 4:3
- Besar Halimi shënon golin e katërt për Kosovën në minutën e 94-të
- Elbasan Rashani shënon golin e barazimit për Kosovën në minutën e 86-të
- Kluskins shënon golin e tretë për Letoninë në minutën e 59-të
- Fillon pjesa e dytë
- Përfundon pjesa e parë
- Vedat Muriqi barazon rezultatin në 2:2 në minutën e 45-të
- Letonia shënon golin e dytë në minutën e 31-të.
- Amir Rrahmani barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 13-të
- Letonia kalon në epërsi 0:1 në minutën e 11-të me anë të Kluskins
- Fillon takimi
- Intonohen himnet e të dyja përfaqësueseve