Kjo këngëtare e njohur është mbesa e 'Sofisë' (FOTO)

Adnan Blaku padyshim se është ndër humoristët më të ndjekur në vendin tonë, ku u veçua shumë me rolin e Sofisë, i cili jo vetëm në spektakle të ndryshme mori pjesë me atë rol, shkruan Kosovarja. 

Ka pasur raste ku “Sofia” ka bërë humor edhe nëpër dasma, duke ngazëllyer të gjithë të pranishmit.

Për jetën e tij familjare flitet shumë pak, sepse aktori e ruan privatësinë me shumë fanatizëm.

Arritjet e tij nuk mbështeten në skandale, ashtu siç sot bëjnë shumica e të njohurve.
Në një fotografi të hedhur në llogarinë e tij, shihet në krahë me Dhurata Dorën, e në mbishkrim e ka treguar edhe lidhjen familjare.

Këngëtarja e hitit Bubble është mbesa e aktorit, e ky fakt tregon se ata janë të suksesshëm familjarisht.

 

Pllus vandase pllus Mese

A post shared by Adnan (@adnnanblaku) on