Haradinaj zotohet se Qeveria do ta zbardhë rastin e Astrit Deharit
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është zotuar se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që rasti i Astrit Deharit të ndriçohet, shkruan “Zeri.info”.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, pas marshit protestues që u bë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Astrit Deharit.
LEXO EDHE: Aktivistët e ‘Vetëvendosjes’ sulmojnë objektin e Qeverisë
Postimi i plotë i Haradinajt:
EDHE UNË JAM ASTRITI
Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e po ashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.
Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet.
Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.
Drejtësia për Astritin do të ndodhë!
RH