Zbulohet gënjeshtra serbe, ja sa bileta janë shitur
Serbët kanë dhënë shifra të fryra gjatë ditës së djeshme për shitjen e biletave në prag të Partizan Beograd-Skënderbeu.
Burime zyrtare në klubin e Skënderbeut i thanë “Panorama Sport” se deri më tani nuk janë shitur as 12 mijë bileta.
Klubi i referohet informacion zyrtar që ka marrë pak më parë në mbledhjen me përfaqësuesit e UEFA-s dhe homologët serb.
Ndërkohë, mediat serbe raportojnë për 20 mijë tifozë sot në stadium.
Gjithçka mbetet për t’u parë në orën 19:00.