Interesim i madh për filmin THOR:RAGNAROK, mbi 400 bileta të shitura në Cineplexx!

Menjëherë pas eventit të Halloween, Cineplexx organizon edhe një event-premierë, këtë herë për filmin e shumëpritur THOR: RAGNAROK.

 

 

 

ë Për shkak të interesimit të madh për bileta (400 te shitura), i kemi shtuar oraret për premierën e filmit Thor: Ragnarok. ëOraret e filmit: 19:30, 20:00, 20:30, 21:15, 22:00 dhe 23:00

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on

 

Gjatë këtij eventi me 2 nëntor, do të shfaqet filmi aventurë, fantazi, me aktorë të njohur si Chris Hemsworth, Tom Hiddleston, Mark Ruffalo, Idris Elba dhe Anthony Hopkins.

Filmi ka shumë adhurues, pasi që është pjesa e tretë e aventurës së Thor (pa numëruar edhe shfaqjet e tij në botën e Avengers).

LEXO EDHE: FITO 2 BILETA PËR FILMIN "AMERICAN ASSASIN"

Ky film momentalisht ka një vlerësim prej 8.2/10 në IMDB, i cili është vlerësimi më i mirë ndonjëherë për filmat e MARVEL.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim sot në  Cineplexx, do të ketë një ofertë speciale nga Cineplexx, ku një pako M kokoshka dhe çfarëdo pije 0.75L mund ta blini për vetëm 3.00€.

 

Ngjarja e filmit zhvillohet kur i burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.

 

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU