Si ta shpejtoni metabolizmin dhe të humbni kilogramë?

Me vetëm disa ndryshime që duhet aplikuar në rutinën tuaj të përditshme do të bëni që të përshpejtoni metabolizmin tuaj, dhjami shkrihet më shpejt dhe për këtë arsye humbja e peshës është e garantuar.

Konsumoni çaj të gjelbër

Përveç faktit se kjo pije është e njohur për efektivitetin e saj në luftimin e kancerit, çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, transmeton "Zeri.info".

Dy gota të çajit të gjelbër në ditë mund të ndihmojë në djegien e yndyrës.

Shtoni sasinë e hekurit

Sigurohuni që të paktën në një vakt në ditë të merrni hekur dhe në këtë mënyrë qelizave tuaja u siguroni dozën e duhur të oksigjenit. Disa prej ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të hekurit janë mishi i kuq, mishi i pulës, lloje të ndryshme të drithërave, spinaq, etj.

Simptomat e para që mund të tregojnë një humbje të hekurit në trup janë lodhja dhe dobësia.

Hidratimi i organizmit

Hidratimi i zakonshëm i trupit është baza e të gjitha dietave. Sigurisht se kjo nuk do të thotë të pini ujë vetëm kur jeni në dietë. Mjekët këshillojnë se doza e rekomanduar ditore e konsumimit të ujit duhet të jetë një litër e gjysmë.

Mëngjesi është i obligueshëm

Shumica prej jush ndoshta nuk e respektoni këtë zakon të shëndetshëm, gjë e cila ndikon negativisht në metabolizëm.

Studimet e fundit kanë treguar se në qoftë se doni që mëngjesi të ndikojë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, ju duhet t’i kushtoni vëmendje për atë se çfarë ushqimi konsumoni për mëngjes, prandaj ushqehuni shëndetshëm.

Sa më shumë proteina

Ushqimet e pasura me proteina, peshku, gjoks pule do t’ju ndihmojnë në luftën tuaj me djegien e yndyrës së tepërt, përcjell "Zeri.info".

Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të proteinave në vete gjithashtu përmbajnë edhe nivele të larta të aminoacideve që ndihmojnë në zhvillimin e masës së muskujve tuaj, rrisin metabolizmin, shkrijnë yndyrën dhe sigurojnë ndjenjë afatgjate të ngopjes.

Hani sa më shumë banane

Këtë ushqim shumica e njerëzve që janë në dietë e shmangin, gjë që është e gabuar. Një banane e madhësisë së mesme ka rreth 500 miligramë kalium dhe kjo ndikon pozitivisht në shkëmbimin e fluideve në nivel qelizor, prandaj për këtë arsye mund të përshpejtojë metabolizmin bazë.

Lirohuni nga stresi

Hormoni i kortizolit, i cili sekretohet kur jeni nën stres, kontribuon për të fituar peshë, sidomos në stomak. Gjatë viteve, për fat të keq, njeriu humb aftësinë për t’u përballuar me kortizolin e tepërt.

Pra, përgjigjja për akumulimin e kilogramëve thotë: mësohuni për t’u çlodhur dhe relaksohuni./ZËRI/