Përleshje me thika mes të rinjve, plagoset një person

Konflikti mes dy të rinjve ka marrë përmasa të gjera, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ia ka ngulur qytetarit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”, Fushë-Krujë, ku ka qenë shtetasi Luan Tara, 26 vjeç, banues në Durrës, që ka goditur me thikë në trup shtetasin L. Xh., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërsa i dëmtuar është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./syri.net