Këto janë rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është 1 milion e 353 mijë e 613 votues, ndërsa numri i Qendrave të Votimit është 614 me gjithsej 1 mijë e 777 Vendvotime.