Këshilla për një fytyrë të shëndetshme

Femrat zakonisht preferojnë të përdorin produktet kozmetike për të pasur një fytyrë sa më të shëndetshme.

Por, specialistët mendojnë se nuk janë produktet kozmetike ato që e bëjnë fytyrën më të shëndetshme, të shndritshme dhe të re, transmeton "Zeri.info".

Më poshtë po jua japim disa këshilla për një fytyrë të shëndetshme:

Ushqyerja: Në fillim duhet të tregoheni të kujdesshëm për një ushqyerje të ekuilibruar dhe të drejtë. Një ushqyerje e ekuilibruar dhe një stil jetese i rregullt ndikon jo vetëm në shëndetin e trupit tuaj, por edhe në shëndetin e fytyrës, përcjell "Zeri.info".

Për një ushqyerje të ekuilibruar këshillohet konsumimi i perimeve, frutave, qumështit pa yndyrë dhe mishit pa yndyrë.

Uji: Konsumimi i një sasie të mjaftueshme uji ju ndihmon të keni një fytyrë të re dhe të shndritshme.

Pastrojeni rregullisht fytyrën: Përpiquni ta pastroni fytyrën rregullisht në mënyrë që të mos lejoni mbylljen e poreve, sepse nëse poret mbyllen asnjë terapi kozmetike nuk do ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme.

Vitaminat: Vitaminat A, C dhe E luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një fytyre të shëndetshme dhe të bukur.

Ushtrimet: Zhvillimi i ushtrimeve fizike është një rrugë shumë e mirë për të rritur qarkullimin e gjakut dhe në të njëjtën kohë për të pastruar trupin nga toksinat. /ZËRI/