Kosovari Arben Lumi në mesin e 5 berberëve më të mirë në botë

Talentët shqiptarë nga Kosova thyejnë një tjetër rekord në botë. Nuk bëhet fjalë për futbollin, muzikën apo shkencën, por për një fushë shumë specifike.

Në festivalin ndërkombëtar të berberave i zhvilluar në Gjermani një i ri nga Kosova është shapllur i pesti si më i miri në botë. Bëhet fjalë për Arben Lumin nga Bllaca e Therandës i cili është renditur në mesin e pesë më të mirëve.

Në një konkurrencë botërore, ky festival konsiderohet një lloj Oscari i berberëve dhe Lumi i cili e ushtron këtë profesion për shumë vite në provincën Ëeissenburg të Bayernit ka arritur jo vetëm shumë rekorde në Gjermani por edhe në nivel bote. “Këtë lloj profesioni që e ushtroj e bëj nga pasioni që kam qysh i ri. Thjeshtë tani që mora këtë çmim është një vlerësim edhe më i madhë ndërkombëtar për punën që bëj unë.

Faleminderit jurisë dhe atyre që vlerësuan artin tim të çethjes” ka thënë Lumi. Duke shikuar profilin e tij në Facebook, Lumi duket mjaft i lidhur me Kosovën dhe në çdo rast e promovon atë.