Shkëndija s’ka të ndalur
Shkëndija nuk ka të ndalur në futbollin maqedonas, shkruan zeri.info.
Skuadra tetovare e ka regjistruar fitoren e radhës, duke e mposhtur Shkupin pa problem me rezultat 4:1.
Golat për Kuqezinjtë i kanë shënuar, Besart Ibraimi në minutën e 17-të, Besart Krivanjeva (autogol 24’) dhe Ferhan Hasani (54’ e 82’).
Kurse, për shkupjanët, golin e vetëm dhe të nderit e shënoi Alen Jasaroski.
Falë kësaj fitoreje, Shkëndija shkëputet edhe më shumë në tabelë, duke grumbulluar 28 pikë në tabelë. /Zëri/