Apostolova: Dilni dhe votoni kandidatët me duar të pastra

Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të  votuar.

Për më tepër Apostolova, ka thënë se kosovarët duhet që të mendojnë mirë para se të hedhin votën e tyre në këto zgjedhje.

“Nuk do të bëjë deklaratë rreth vlerësimit të procesit zgjedhor pasi që pas ditëve ne do të dalim me deklarata zyrtare.  Por unë kam një porosi për qytetarët e Kosovës.  Dilni dhe votoni. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Ata duhet të zgjedhin përfaqëuesit e tyre të cilët do t’i përfaqësojnë ata në nivelin komunal”, ka thënë Apostolova.

Më tej, Apostolova ka thënë se kosovarët duhet të votojnë kandidatët me duar të pastra.

“Është shumë e rëndësishme se kë do të votoni sot. Votni për njerëzit e besueshëm, me respekt dhe me duar të pastërta. Në zgjedhjet lokale ështëshumë e rëndësishme se kujt ia besoni votën”, ka thënë Apostolova./Zeri.