Voton për herë të parë edhe djali i Presidentit Thaçi, Endriti! Publikon foto nga momenti i votimit në Instagram (Foto)

Sot (e diel) në Kosovë po mbahen Zgjedhjet Lokale 2017.

Qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër qendra të ndryshme të votimit për të përzgjedhur të preferuarin e tyre për të qeverisur komunën, në të cilën ata jetojnë.

Vëmendjen më të madhe të votimit e marrin fytyrat publike, të cilët zgjojnë interesim të madh te publiku rreth bindjeve të tyre politike.

Në një nga qendrat e votimit, ka votuar sot edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten, Lumnijen, dhe djalin e tyre, Endritin.

Ky i fundit, këtë vit ka qenë një emër mjaft i përfolur në mediat rozë për lidhjet e aluduara të tij me femra të njohura të ekranit, por që një konfirmim nuk pati asnjëherë.


Djali i Presidentit, Endrit Thaçi, këtë vit ka qenë një emër mjaft i lakuar në media. Një kohë të gjatë ai u përfol se ishte në lidhje me bukuroshen nga Peja, modelen Arta Nitaj
I njëjti ka publikuar sot një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet së bashku me nënën e tij nga qendra e votimit.

Në përshkrimin e fotografisë, Endriti ka kumtuar lajmin se ai dhe familja e tij dhanë sot votën e tyre, ndërsa ndjehet i lumtur që Kosova po ecë përpara përherë e më shumë me demokracinë.

“Sot, me familjen time votuam për zgjedhjet lokale 2017. Kosova po e përsos çdo herë e më shumë demokracinë në një klimë të mirë politike, ku qetësia dhe kultura zgjedhore bien në sy. Urime Kosovë!” (sic.), ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram. 

 

Sot, me familjen time votuam për zgjedhjet lokale 2017. Kosova po e përsos çdo herë e më shumë demokracinë në një klimë të mirë politike, ku qetësia dhe kultura zgjedhore bien në sy. Urime Kosovë!

A post shared by endritthaci (@endritthaci) on