Policia ndalon dy persona në Mitrovicë, mbuluan pllakatet e një partie me pllakate të partisë tjetër

Policia ka ndalur dy persona në Mitrovicë për prishje të mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Në Rrugen”Ivo Lole Ribara” dje pas mesditës pas një pune operative, njësiti i hetimeve regjionale, kanë  identifikuar dhe arrestuar dy persona te dyshuar meshkuj K/Serbë, të cilët kishin mbuluar pllakatet ekzistuese duke vendosur  pllakate të tjera.

Me vendimin e prokurorit kujdestar te dyshuarit janë liruar, rasti shkon në proceduar të rregullt.

Rasti është duke u hetuar për “parandalim i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të programeve”.