Java shkoi me diell, por si do të jetë moti në fundjavë!

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”.

“Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diel”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.