Përplasje me armë zjarri pranë Universitet

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Elbasani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.