Ronaldo e bën me të dashur James Rodriguezin

Pas ndarjes me Danielan, James është bërë me të dashur nga Ronaldo.

Gjatë muajve të verës kaloi nga Real Madridi te Bayern Munich dhe sezoni i ri nuk e ka gjetur vetëm me një fanellë të re, por edhe me një femër të re në krah pas divorcit me Daniela Ospina.

James Rodriguez përflitet se ka tejkaluar fazën e miqësisë me modelen ruse, Helga Lovekaty dhe “mbles” i çiftit është bërë Cristiano Ronaldo.

Portugezi përflitet se i ka vënë në kontakt duke i bashkuar në një festë të organizuar nga ai në fillim të muajit shtator. /Gazeta Express/