Trump mohon ta ketë bërë të qajë vejushën e ushtarit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që pretendimet e një deputete që Trump e ka bërë të qaj të venë e një ushtari, janë “totalisht të fabrikuara”.
Kongresmenja Frederica Wilson ka thënë që ajo ishte e shokuar nga komentet e presidentit ndaj bashkëshortes së ushtarit të rënë.
Wilson deklaroi që Trump i kishte thënë të vesë për ushtarin që “ai e ka ditur se për çfarë po shkonte, por siç duket kjo të lëndon gjithsesi”.
Sgt La David Johnson ishte në mesin e katër ushtarëve të shërbimit special, që ishin vrarë në Niger nga militantët islamik muajin që shkoi.
Trump veçse është kritikuar që nuk ka kontaktuar me familjet e viktimave menjëherë pas ngjarjes më 4 tetor.