Gruevski 'gjunjëzohet' para Edi Ramës

Lideri i opozitës maqedonase, VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të Samitit 100, i cili është duke u mbajtur në Shkup, njofton Portalb.mk.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, për situatën politike në vend si dhe për prioritetet strategjike të Maqedonisë.

Nga kabineti i Gruevskit, informojnë se ai ka thënë që është për “bashkëpunim të hapur me Shqipërinë e cila bazohet në baza të principeve.”

“Në këtë drejtim, nuk ndihmojnë dokumentet si që është Platforma e Tiranës, e cila sipas formës që u promovua si dhe sipas përmbajtjes së saj nuk do të kontribuojë në zhvillimin e miqësisë të bazuar në qëllime të sinqerta, mes dy vendeve dhe mund të ketë efekt negativ në jetën e përbashkët të dy etniteteve në Maqedoni” është shprehur Gruevski.