Sulmohet me bombë një automjet policor në Turqi, 12 të plagosur

Një automjet policor është goditur nga një sulm me bombë në provincën jugore të Turqisë, Mersin, raportojnë mediat turke dhe burimet e sigurisë.

Transmetuesi turk NTV raporton se 12 persona janë plagosur në këtë sulm, transmeton Express.

Kryetari i Mersin, Burhanettin Kocamaz, ka thënë për transmetuesin tjetër, Haberturk, se sulmi ndodhi në rrugën pranë zyrës së guvernatorit vendor. Ai shtoi se automjeti policor ishte në lëvizje në momentin e sulmit.

Një fotografi e publikuar në ueb-sajtin e NTV-s e shfaq tym duke dalë nga kjo zonë, e cila është bllokuar nga policia.