Pas vendimit të Gjykatës, ja si reagon gruaja e Milaim Zekës

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë para pak çastesh mori vendimin që deputeti Milaim Zeka të lirohet nga paraburgimi.

Por ai  do ta vuajë masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkëshortes së tij, Edlira Qefalija Zekës, e cila në profilin e saj në Facebook ka shkruar ‘’drejtësia vonon por nuk harron’’.

Avokati i Milaim Zekës Gazmend Halili i cili e ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të trupit gjykues Isuf Makolli duke thënë se klienti i tij është i pafajshëm.