Dua Lipa shënon edhe një sukses në karrierë
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa këtë vit po vazhdon të arrij shumë suksese në muzikë
Hiti “New Rules” bëri që asaj këtë vit të mos i ndalen sukseset, e një të tillë ajo e arriti dje, shkruan lajmi.net.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘ASCAP’, Dua Lipa mori çmimin prestigjioz “Vanguvard” për kontributin e saj dhënë në muzikë
Në rrjete sociale, Dua ka falënderuar për çmimin, duke shkruar ndër të tjera “Faleminderit @ascap për çmimin Vanguard. Çfarë ceremonie e mrekullueshme e ndarjes së çmimeve…”.
Kujtojmë që me projektin “New Rules”, këngëtarja ka marrë mbi 400 milionë klikime në kanalin Youtube dhe ende vazhdon të jetë ndër të parat në top lista.