Historia magjike e djalit me Sindromën Down: Kur notoj jam Michael Phelps

Një histori e mrekullueshme do të quhet ajo midis Gersit dhe Saimirit. Njëri sportist, tjetri trajner. Të dy i bashkoi një pasion – noti.

Te premten në “Oktapodin” e Turjan Hyskes ishin të ftuar të dy protagonistet.

Saimir Neziri, punon në policinë e Shqipërisë, por merret edhe me pasionin e tij, duke stërvitur të rinj që e duan këtë sport.

Pra 10 vitesh, Saimiri tregon që i erdhi një djalë nëntë vjeçar për t’u stërvitur në pishinë.

Ishte Gersi, një djalë që ka Sindromën Down. Për vite Gersi ka marrë pjesë edhe në shumë gara, ku ka arritur deri në vendin e dytë.

Këtë qershor ai së bashku me trajnerin ishin në Çeki, ku u zhvillu një kampionat ndërkombëtar për notin.

Gersi mori vendin e gjashtë dhe nuk nguroi që ta bënte shenjën e shqiponjës.

Ai thotë se ky është vetëm fillimi, pasi do të bej krenare Shqipërinë me titujt që ai do të marrë në të ardhmen.

“Noti është parajsa kur notojë e ndjen veten si Michael Phelps”.