Gazetarët kërkojnë liri në raportim dhe siguri

Në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur protestë në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, pas rastit të sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

I organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ky aksion protestues paraqet reagim kundër sulmeve të fundit që u janë bërë disa gazetarëve, për punën që ata bëjnë.

Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-së, ka thënë se drejtësia po neglizhon sulment ndaj gazetarëve dhe se protesta organizohet qëllimshëm para institucioneve, sepse ato duhet të mendojnë për sigurinë e gazetarëve.