Zënka e të miturve në Suharekë, përfundon në therje me thika

Në Suharekë të mërkurën në mesditë ka ndodhur një incident mes dy të miturve, ku pas fjalosjes janë përdorur edhe mjete te mprehta – thika.

Për pasojë njëri prej tyre, i lindur në vitin 2004 ka pësuar lëndime trupore. Ai më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.