Kjo është befasia e Panuccit për ndeshjen me Spanjën dhe Italinë

Mesfushori Emanuele Ndoj është ftuar për herë të parë në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

Përveç rikthimeve të Xhakës, Cikalleshit, Lenjatit dhe Kaçes, trajneri i Kombëtares Panucci ka ftuar për herë të parë edhe mesfushorin e Breshias, Emanuele Ndoj.

Në një intervistë për Top Channel, lojtari 20-vjeçar është shprehur i emocionuar për ftesën e marrë për dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren ndaj Spanjës dhe Italisë, ndërsa thotë se është i gatshëm në çdo moment për të dhënë më të mirën e tij për kuqezinjtë.

“Jam shumë i kënaqur. Nuk e mendoja se do të merrja një ftesë në këto momente nga Panucci. Unë jam i gatshëm për Kombëtaren nëse trajneri do të vendosi të më aktivizojë. Por jam i ndërgjegjshëm dhe jam i ri, pres momentin tim”, tha Ndoj.