Fillon shitja e Audi A8

Duke filluar nga 5 tetori, Audi do të filloj me pranimin e porosive për margaritarin e saj kryesor, Audi A8, transmeton Zeri.info. Çmimi fillestar i këtij modeli në Gjermani, është 90.600 euro, çka është për 6600 euro më shumë se sa versioni bazë i modelit paraprak.

Në fillim në ofertë do të jenë dy motorë, një me benzinë dhe një me naftë me konfiguracion V6, të dy me kapacitet prej 3 litrave. I pari zhvillon 340 kuaj fuqi me moment rrotullimi prej 500 Nm, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 5.6 sekonda derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h.

Motori me naftë ka 286 kuaj fuqi me moment rrotullimi prej 600 Nm, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 5.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është njëjtë, pra 250 km/h./ZERI