“Katalonia e fitoi të drejtën e shtetësisë”

Kreu katalunas Carles Puigdemont ka njoftuar se rajoni ka fituar të drejtën e shtetësisë pas referendumit të ditës së sotme, i cili u shoqërua me dhunë.

Ai tha se dera është hapur për një deklaratë të njëanshme të pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Qindra njerëz u plagosën pasi policia spanjolle përdori forcën për të bllokuar votimin.

Qeveria spanjolle kishte premtuar të ndalonte një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë penguan disa njerëz që të votoinin, dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutitë në qendra e votimit.