Referendumi në Kataloni: Shkon në afër 800 numri i të lënduarve

Zyra për emergjenca në Kataluni njofton se 761 persona, së paku, janë lënduar pasi policia ka përdorur kundër tyre shkopinj gome dhe plumba gome, për ta bllokuar votimin në referendumin për ndarjen e Katalonisë nga Spanja, njofton Klan Kosova.

Qeveria Spanjolle ka kërkuar që ky votim të ndalet, i cili është cilësuar ilegal nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Policia ka ndalur duke mos i lënë të votojnë dhe gjithashtu ka mbyllur disa vendvotime e ka shkatërruar kuti votimi.

Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka thënë se katalanët janë mashtruar duke u cytur të votojnë në një referendum të jashtëligjshëm.