Lajm i keq për fansat e filmit ‘Seksi dhe qyteti’

Lajme të këqija vijnë për të gjithë adhuruesit e filmit “Seksi dhe qyteti”.

Protagonistja e filmit, Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se nuk do të ketë më një seri të tretë të filmit.

“Ka mbaruar…Ne nuk do ta bëjmë,”- u shpreh shumë e zhgënjyer ylli i Hollywood.

Aktorja nuk dëshironte që kjo eksperiencë dhe filmi i 4 shoqeve të merrte fund.

“Jam e zhgënjyer. Kemi pasur skenarin më të bukur, argëtues dhe gazmor. Nuk është zhgënjyese vetëm fakti që nuk do të arrijmë ta tregojmë këtë histori, por më shumë për audiencën që ka kohë që shpreh dëshirën e një filmi tjetër.”