Besa e Prishtina, pa konkurrencë

Besa FamGas dhe Prishtina nuk po kanë konkurrencë këtë sezon në Superligë, shkruan zeri.info.

Të dyja skuadrat i kanë regjistruar fitoret e treta në fundjavë. Pejanët e mposhtën Zhegrën, kurse prishtinasit ishin më të mirë se Trepça.

Rezultatet: Besa – Zhegra 48:31, Prishtina – Trepça 30:24,  Llapi – Drita 29:39, Vushtrria – Vëllaznimi 28:34 e Kastrioti – Samadrexha (e martë).

Tabela: Besa 6 pikë, Prishtina 6, Drita 4, Vëllaznimi 4, Trepça 2, Kastrioti 2, Zhegra 2, Vushtrria 1, Samadrexha 1 e Llapi 0. /Zëri/