Teuta Rugova feston ditëlindjen, mësoni sa vjet bën ajo
Sot është ditë feste në familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen Teuta, vajza e ish-presidentit të ndjerë, transmeton Gazeta Express.
Teuta sot feston ditëlindjen e saj të 27-të. E në këtë ditë shumë të rëndësishme për të, asaj nuk i kanë munguar as urimet e shumta nga familjarët, miqtë e nga shumë simpatizues të saj.
Kujtojmë se Teuta ka marrë besimin e votuesve të saj duke u bërë përsëri deputete në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe ajo është deputetja më e re në Kuvend.