Duket shumë i ri, por nuk do ta besoni sa vjeç është ‘Denizi’ në jetën reale

Është një nga aktorët më të pëlqyer aktualisht në Turqi, por edhe në Shqipëri ku njihet me emrin "Deniz" nga seriali "Fate të kryqëzuara".

Ceyhun Mengiroglu e filloi karrierën si model ndërsa famën e madhe e mori pas serialit "Fate të kryqëzuara" ku luan krah 20-vjeçares Leyla Tanlar.

E me siguri rreth asaj moshe keni menduar se është edhe Deniz, por në fakt aktori është shumë më i madh.

Plot 11 vjet më i madh se Leyla Tanlar, Ceyhun Mengiroglu mbush 31 vjeç në 5 dhjetor.

Pas përfundimit të "Fate të kryqëzuara", aktori ka marrë ofertë për të qenë protagonist në një tjetër telenovelë , "Ruya" aty ku  luan përkrah aktores Hazal Filiz Kuçukose e njohur si "Zejnepi" nga seriali Kara Sevda.