Digjen dy makina në Lezhë. Një prej tyre përdorej nga kryetari i bashkisë

Dy automjete kanë marrë flakë pas mesnatës në një parking pallati në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Mësohet se një prej tyre, në pronësi të një gruaje, është edhe Mercedesi fuoritradë i përdorur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Në vendngjarje shkuan ekipe zjarrfikësish që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia që po heton shkaqet e rënies së zjarrit.

Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes. /TopChannel/