Totaj thotë se shëndetësia do të jetë prioritet në qeverisjen e tij

Kandidati i PDK’së, për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka treguar se nëse bëhet kryetar i këtij qyteti prioritet kryesor do ta ketë shëndetësinë. Ai ka thënë se do të punojnë që qytetarët të kenë shërbime cilësore 24 orë.

“Shëndetësia do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes time në 4 vitet e ardhshme. Do të punojmë për shërbime cilësore 24 orë. Në takimin më punëtorët shëndetësorë, së bashku me Ministrin Uran Ismaili prezantuam planin për hapjen e Qendrës Klinike Universitare në Prizren, duke i dhënë një tjetër peshë qytetit tonë. #ForcaeNdryshimit #PDK94”, ka shkruar Totaj në Facebook. 

 

Lexo edhe: