Rrahje grupore në Kaçanik, bëhen për spital dhjetë persona

Nga një rrahje masive që ka ndodhur dje kanë pësuar disa persona.

Sipas Policisë së Kosovës,  në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj, pasi të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafeteri janë sulmuar fizikisht me shkopinj druri dhe shufra metalike nga një grup prej rreth 10 personave të dyshuar.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është proceduar për “lëndim i rend trupor”.