Turqia do të vazhdojë të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës
Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadorja e këtij vendi në Prishtinë, Kivilcim Kiliç gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka.
Ky i fundit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Turqi, ku një vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi i mirë ekonomik, duke theksuar interesimin e Qeverisë që ky bashkëpunim të avancohet edhe më tutje.
Më tej, Ministri Lluka ka njoftuar diplomaten turke me orientimet e MZHE-së, ku ka nënvizuar sektorët strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit, sektorë të cilët sipas tij janë mjaft atraktivë për investime të jashtme, përfshirë edhe ivestitorët turq.