Identifikohet një i dyshuar për sulmin në Londër

Autoritetet britanike kanë identifikuar një të dyshuar në lidhje me sulmin me bombë në një metro të Londrës.

Tashmë qindra policë janë në kërkim të tij. Bilanci i të plagosurve ka shkuar në 29.

Shërbimi sekret britanik ka identifikuar një të dyshuar që është përfshirë në sulmin terrorist me bombë artizanale në një nga vagonët e një metroje në Londër.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike që citojnë burime pranë shërbimit sekret. Mësohet se tashmë policia e Londrës është vënë në ndjekje të tij.

Qindra detektivë janë angazhuar në këtë operacion.

Identiteti i autorit nuk bëhet publik për arsye hetimore.