Presidenti Thaçi 'godet' Brukselin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth liberalizimit te vizitave për Kosovën.

Ai ketë herë ka kritikuar Brukselin, duke thënë se po i trajtojnë kosovaret si qytetarë të rendit të dytë.

“Qytetarët e Kosovës duhet që tani të lëvizin lirshëm. Për këtë çështje jemi duke u munduar të gjithë. Institucionet e vendit janë duke punuar që t’i plotësojnë të gjitha kushtet për viza. Por, është edhe një çështje tjetër, pasi që Brukseli po na trajton si qytetarë të rendit të dytë”, ka thënë Thaçi në RTK.