Profesori boshnjak godet serbët: Novak Djokovic është shqiptar (Video)

Profesori me origjinë boshnjake, Besim Spahiq ka shokuar serbët kur në një takim të mbajtur ka thënë se dinastia Karagjorgjeviq dhe familja Gjokoviq janë nga Shqipëria.

Të dhënat e tij flasin për shumë personalitete që janë me origjinë shqiptare.

“Dinastia Karagjorgjeviq e ka origjinën nga fisi shqiptar i Klimetsit. Tre papa ishin shqiptarë. Nënë Tereza është shqiptare … Robert Bob Dol, senator amerikan, është shqiptar etnik. Aktualisht, ka shtatë senatorë, shtetas amerikanë, nga Shqipëria. Gjashtë kryebashkiakët e Çikagos ishin me origjinë shqiptare”, ka thënë ai.

Spahiq ka komentuar origjinën e Novak Gjokoviqit (kampion i tenisit), duke thënë se ai është shqiptar, katolik nga Tuzi.

Ndryshe, Spahiq është profesor në Sarajevë.