kryeministri Haradinaj mbledh ministrat

Sot do të mbahet mbledhja e dytë e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj pritet t’i mbledhë ministrat në orën 16:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shpronësimin e pronave tek mihjet e KEK-ut në Shipitullë.

Mbledhja e parë e qeverisë është mbajtur menjëherë pasi Haradinaj ka marrë detyrën e kryeministrit, ku e ka shkarkuar komisionin për Demarkacionin.