Lajm shumë i keq për Real Madridin, lëndohet ylli i ekipit (FOTO)
Lajm i keq për Mateo Kovacic.
Mesfushori i Real Madridit ka pësuar një problem muskulor në pjesën e parë të ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër APOEL-it.
Ish ylli i Interit u desh të largohej nga loja mes lotëve pas vetëm 25 minutash lojë në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.
Trajneri Zinedine Zidane e zëvendësoi kroatin me gjermanin Toni Kroos.