Real Madrid – APOEL, lajm i keq për Bale!
Gareth Bale po kritikohet nga tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Real Madrid mposhti APOEL-in me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.
Por, sulmuesi Gareth Bale prapë u kritikua nga tifozët në Santiago Bernabeu për lojën e tij.
Ylli uellsian ka marrë thirrje për t’u përmirësuar në mënyrë që të jetë partner i Cristiano Ronaldos në sulmin e “Los Blancos”, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “lajmi.net”.
Bale ka vuajtur nga lëndimet edhe së fundmi kurse trajneri Zinedine Zidane ende nuk e ka humbur besimin ndaj tij.