2018 Toyota Land Cruiser - (Foto)

Toyota në panairin e veturave në Frankfurt, ka sjellë versionin e ri-dizajnuar të modelit për terrene të vështira, Land Cruiser, transmeton Zeri.info.

Sa i përket ndryshimeve më të rëndësishme vizuale, modeli Land Cruiser për vitin 2018, ka fituar ndryshimin e pjesës së përparme me drita të reja, maskë të re e po ashtu edhe me mbrojtës dhe drita të mjegullës, ndërsa në pjesën e pasme kanë ndryshuar dritat.

Përveç kësaj, ndryshimet kanë përfshirë edhe kapakun e motorit dhe dizajn të ri të felleneve nga alumini. As interieri nuk është kursyer nga ndryshimet, prandaj përkrah timonit të ri, ka fituar edhe tablo të instrumenteve të përmirësuar si dhe konzolën qendrore.

Po ashtu, tani ka edhe ekranin Infotainment të ri me dimensione 8 inç. Kjo veturë do ta ketë sistemin e Toyota-s Pre-Collision System për detektim të këmbësorëve, tempomatin me radar, sistemin për paralajmërim për ndryshim të korsisë, e shumëçka tjetër.

2018 Toyota Land Cruiser do të ofrohet në versionet me 3 dhe pesë dyer, me 10 lloje të ngjyrave si dhe me motor si në vijim: 2.7 litërsh me benzinë me 161 kuaj fuqi, 4.0 litërsh V6 benzinë me 249 kuaj fuqi dhe 2.8 litërsh turbo-dizel me 177 kuaj fuqi. Po ashtu, përveç marshit manual, n gamë është edhe marshi automatik me 6 shpejtësi./ZERI